Berisha pritet në Strasburg si Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Nga Strasburgu ku ka zhvilluar takime të shumta gjatë ditës së sotme, kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se dështuan përpjekjet për izolimin e Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare. Berisha u shpreh për mediat, se europarlamentarët ishin pak të informuar në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri, ndërsa tani kanë marrë një sërë informacionesh.

Kryedemokrati u shpreh se, anëtarët e grupeve parlamentare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë vlerësuar se, proceset politike të qeverisë së Edi Ramës ndaj opozitës në Shqipëri, janë tipike të diktaturave.

Pyetje: Gjatë fjalimeve tuaja denoncuat arrestimet politike të liderëve të opozitës. Pati një qëndrim për drejtësinë e re edhe nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamente në KiE gjatë takimeve informale?

Sali Berisha: Nuk ka diskutim që proceset politike janë procese tipike të diktaturave, dhe ky është vlerësimi, nuk mund të ketë vlerësim tjetër. Në këtë aspekt sigurisht, unë garantova se ne jemi të përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë, ndaj korrupsionit me zero tolerancë, por kjo nuk do të thotë se, lufta kundër korrupsionit të përdoret për të mbuluar luftën kundër kundërshtarëve politikë, nuk do të thotë të përdoret kjo të vendosësh censurës, siç po vendos Edi Rama mbi mediat, mbi Tik Tok-un. Denoncova siç e dëgjuat edhe pajisjen DIP të kontrollit të internetit. Pra, praktikisht Shqipëria po degradon gjithnjë e më shumë në një shtet policor.

Pata edhe takime të tjera të rëndësishme, në të cilat diskutuam për çështje delikate, shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut, dhunime, abuzime të papranueshme, të dënueshme të të drejtave të njeriut.

Pyetje: A keni ju besim tek premtimi i këtyre përfaqësuesve në dërgimin e delegacioneve në zgjedhje dhe monitorimin e tyre.

Sali Berisha: Plotësisht besim, kam shumë besim. Me siguruan në mënyrë shumë të vendosur. Kanë ngarkuar përfaqësuesit e tyre dhe unë mund të them se, nga e gjithë Europa, edhe tek rrimë në korridore na kapën deputetë, anëtarë të këtyre grupeve duke na thënë se, do të vijnë për vëzhgim, ose të tjerë do të vijnë. Ishte shumë i dobishëm në këtë drejtim.

Pyetje: Në pak muaj jeni rikthyer në CDU, PPE ndërsa sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ku është rikthimi tjetër?

Sali Berisha: Dështoi tërësisht një politikë e cila synoi të izolojë Partinë Demokratike. Gjarprit ju pre koka në Uashington dhe politika e izolimit mori fund. Partia Demokratike sot është forca politike më e përkrahur në rrafshin ndërkombëtar.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …