CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Gazetari italian Roberto Saviano: Shqipëria dominohet nga kartelet e drogës!

Gazetari i njohur italian, Roberto Saviano është shprehur për Median franceze “France2” se, Bullgaria, Shqipëria, Kosova apo Serbia, janë vende plotësisht të dominuar nga kartelet e drogës. Ai ishte i ftuar në një intervistë ku ka komentuar problemin e madh të trafikut të drogës.

Gazetari thotë që Franca duhet të legalizojë drogat e buta, ndërkohë që qeveria franceze është totalisht kundër kësaj.

Saviano: Franca nuk duhet të mbyllë sytë ndaj një trafiku të madh të drogës, konsumimit dhe kapitalit që sjell ky lloj trafiku. Për herë të parë në Francë, fenomeni i trafikut të drogës po shikohet si një fenomen mafioz. Pra, i organizuar. Që mundet të prodhojë pushtet, dhe jo vetëm, si një fenomen i rrugës, gangsterizmit. Për të qenë i qartë, francezët, të majtë, të qendrës dhe të djathtë, të gjithë e kanë konsideruar këtë një problem kriminal si një problem të emigracionit. Është absolutisht e pavërtetë. Sepse edhe pse është e vërtetë se disa grupe kriminale kanë një strukturë origjine të Afrikës së Veriut, në Itali, në Amerikën e Veriut apo në Shqipëri, paraja që është gjeneruar nga ky komunitet, është e gjitha e përdorur nga Franca borgjeze. Ata arrijnë dhe i sjellin para kriminale sistemit ekonomik francez. Ndërmarrje të konstruksionit, ndërtimit. Paraja shkon në këto aktivitete.

Dhe ju thonë se Franca është me vonesë?

Saviano: Pabesueshmërisht shumë. Dhe po shpjegohem. Pasi Franca është një demokraci e kompletuar. Nuk mund të krahasohet me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën apo Serbinë, që janë vende plotësisht të dominuara nga kartelet e drogës.

Vonesa në fillim ka të bëjë me një inkapacitet kulturor. Problemi është lënë plotësisht në hetimin e policisë. Një polici që kontrollon vetëm rrugët. Dhe që harron dhe e lë mënjanë aspektin financiar  e ekonomik.

Image

Pra sipas jush kjo është më keq akoma…

Saviano: Eshtë shumë keq. 150 tonë drogë janë kapur në Francë në vitin 2022 dhe 140 tonë në vitin 2023. Dhe porti i Havre-s, është porti kryesor i hyrjes së drogës. Kanë vetëm 3 skanera. Nuk shikojnë asgjë kur kalon. Në këtë moment, nëse unë dërgoj drogë në Havre, jam i sigurt që do të kalojë. Në rajonin e Parisit (Ile de France) 12 laboratorë të drogës janë mbyllur në një vit. Është ndoshta numri më i lartë në botë i laboratorëve të drogës zbuluar në një territor. E kur them 12, janë vetëm ata që janë mbyllur, çfarë tregon se konsumi është shumë i madh.

Atëherë nëse do kishe përballë ministrin e brendshëm të Francës, çfarë do t’i thoshit ju?

Saviano: Një gjë para së gjithash. Legalizoni drogën e butë urgjentisht. Marijuana dhe hashashi janë tërësisht në duart e karteleve. Nëse u heq këtë zonë tregtare, ata nuk do të kenë më karburant.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …