Kryebashkiaku i Tiranës do të votojë në Durrës!

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

About Krye Redaktor

Check Also

FRPD Vlorë: Plagët e hapura të Vlorës: Zhveshja institucionale!

Para rreth 6 muajve, FRPD Vlorë publikoi një videodenoncim për situatën e atëhershme të Vlorës, …