Kryebashkiaku i Tiranës do të votojë në Durrës!

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

About Krye Redaktor

Check Also

Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për zhbllokimin e fondeve IPARD! PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

Deklarata e sekretares për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari: Plot 3 vjet fermerët shqiptarë …