Mbi mungesën e Diellit në Gjermani dhe praninë e kafeneve në Shqipëri

Elona CASLLI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar një studente shqiptare të rikthehet në Shqipëri, pasi sipas tij Gjermania nuk ka Diell dhe as Kafe. Lidhur me këtë ftesë të kryeministrit duhet nënvizuar se:

Gjermania nuk ka Diell, por nuk ka edhe Patronazhistë.

Gjermania nuk ka Diell, por nuk ka edhe Pseudotitullarë Institucionesh që e kthejnë në kult mediokritetin dhe rrugaçërinë.

Gjermania nuk ka Diell, por nuk ka edhe pseudoministre që marrin në shënjestër individë me integritet dhe dinjitet profesional.

Gjermania nuk ka Diell, por nuk ka edhe rroga poshtëruese.

Gjermania nuk ka Diell, por mungesën e Diellit e kompensojnë shumë faktorë, mungesa e të cilëve në Shqipëri, e bën Diellin të duket si Akuzë Qiellore.

Post Scriptum- Qëndrimi i njerëzisë kafeneve është shenjë varfërie, qoftë në aspektin financiar dhe qoftë në aspektin mendor.

About Redaksia

Check Also

90 ditë punë, angazhim, qytetari…

Nga Rezenbrik Serjani Sekretar për Marredheniet me Publikun, PD Vlorë: Përgjatë fushatës me Drejtuesin Politik …