Berisha: Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka cituar një fragment nga intervista dhënë dje për mediat në Strasburg. Berisha thotë se, gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës!

“Nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri! E thashë edhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë Partinë Demokratike dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës, por tani kjo ka marrë fund! Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës”, thotë Berisha.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …