Me takimet në Strasburg u shkrinë të gjitha mashtrimet dhe dezinformimet e Edi Ramës dhe veglave të tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, ku, sipas tij, u shkrinë të gjitha mashtrimet dhe dezinformimet që janë përhapur nga Edi Rama dhe veglat e tij.
Berisha ka falënderuar me mirënjohje disa figura kyçe të Këshillit të Europës për mbështetjen dhe angazhimin e tyre ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare, duke theksuar se ato takime pasqyruan qartë realitetin e situatës në Shqipëri.
“Së fundmi, gjatë darkës që u shtrua, grupi parlamentar i PPE, na ftoi dhe ne ishim të nderuar të darkonim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Rusopulos dhe kryetarin e grupit parlamentar të PPE, Pablo Hispan.
Tani unë këtu jam për të falënderuar me shumë mirënjohje kryetarin e grupit parlamentar të PPE për seancën që i kushtoi problemeve të Shqipërisë dhe opozitës shqiptare, zotin Pablo Hispan.
Të falënderoj me mirënjohje kryetarin e grupit parlamentar të demokratëve konservatore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Zolt Nemet.
Një mirënjohje të veçantë kam për kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zoti Rusopulos.
Për zëvendëspresidentin e komitetit antitorturë të Këshillit të Europës dhe ekipi që e shoqëroi atë.
Për kryetarët e delegacioneve dhe delegacionet e Italisë, Greqisë, Suedisë për takimet që na rezervuan.
Unë mund t’u them se me këto takime, u shkrinë të gjitha mashtrimet, dezinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion dhe u bë më e qartë se ç’përfaqëson ky person, të cilit për herë të parë në historinë dhjetëra vjeçare, ky institucion i anulon darkën zyrtare.
Ia anuluan darkën zyrtare.
Pra, mendoj se këto informacione desha të paraqes para jush”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali në SHISH, PD kërkesë për informacion Kryeministrit dhe Presidentit: Si u emërua dhe dekretua Vlora Hyseni

Deputeti i Partisë Demokratike, Kleves Balliu deklaroi gjatë ditës së sotme se PD ka bërë …