Boçi: Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës do të përballen me ndëshkimin e shkodranëve

Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, bashkë me kandidatin për deputet i PD, Bardh Spahia, kanë zhvilluar këtë të martë takime me qytetarët shkodranë.

Boçi shkruan në një postim në FB, se entuziazmi për 11 Majin ka rinovuar energjinë dhe shpresën pas viteve të lodhjes. Sipas tij, ata që kanë kontribuar në persekutimin e Shkodrës do të përballen me ndëshkimin e merituar nga shkodranët.

“Sot me Bardhin, në çdo cep. Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës, do të korrin ndëshkimin nga shkodranët. Entuziazmi për 11 Majin ka hedhur pas lodhjen e këtyre viteve. Mjaft atyre, koha e Shkodrës!”, shkruan Boçi në postimin e bërë në Facebook

Boçi thotë se, koha e Shkodrës ka ardhur, duke i dhënë një mesazh të fortë për ndryshimin që do të vijë.

About Redaksia

Check Also

Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama, o hajdut!

Nga New Yorku Beqir SINA Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur …