Pjesë e ekipit të LaCivita për drejtimin e fushatës së PD, Philip Griffin prej disa ditësh në Tiranë

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Instagram, zëdhënësja në Partinë Demokratike, Floriana Garo ka bërë të ditur se i dërguari i strategut Chris LaCivita, ndodhet në Tiranë.

Në foton e ndarë në rrjet, Garo është me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela dhe të dërguarin nga LaCivita, Philip Griffin.

Griff, mësohet se ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

‘3 amerikanët në shtabin e fushatës!’, shkruan Garo.

Kujtojmë që Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale më 11 Prill, në një organizim madhështor në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Pjesë e kësaj ceremonie, lideri i PD, Sali Berisha ka bërë të ditur se do të jetë edhe vetë strategu Chris LaCivita.

About Redaksia

Check Also

Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama, o hajdut!

Nga New Yorku Beqir SINA Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur …