Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në fshatin Portëz. Në një postim në facebook ai shkruan se aty ka një mungesë të investimeve, ka zero mbështetje për bujqësinë dhe një largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes nga qeveria.
Postimi
Në Portëz të Fierit, sëbashku me Luanin dhe kandidatin e PD, Gentian Koçi, diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona dhe që ngjajnë si dy pika uji me problemet në pjesën më të madhe të qarkut Fier: mungesa e investimeve, zero mbështetje për bujqësinë dhe largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, që sjell varfërim dhe papunësi.
[✅] Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje: [📌] Investime! [📌] Subvencione! [📌] Më shumë të ardhura! [💪] [🇦🇱] Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Fieri dhe Shqipëria meritojnë! [🗳️] Vota për PD, për nr. [1️⃣] është votë për familjen dhe mirëqenien! [✌️]