Bursat europiane i janë rikthyer stuhisë pas tentativës së rimëkëmbjes një ditë më parë.
Përshkallëzimi i luftës tregtare, ditën kur hynë në fuqi tarifat e reja “reciproke” të administratës Trump dhe barriera 104% e vendosur ndaj Kinës, po shkakton sërish panik në tregje.
Situata kaotike po shoqërohet me shitje masive të letrave me vlerë të qeverisë amerikane. Investitorët që mbajnë borxhin amerikan kanë filluar të vënë në dyshim statusin e sigurisë së letrave me vlerë të qeverisë amerikane, veçanërisht për ato me maturime afatgjata.
Interesi i bondeve 30-vjeçare të SHBA u rrit me 25 pikë bazë në nivelin më të lartë që nga nëntori 2023, duke nxitur lëvizje të ngjashme në Australi, Zelandën e Re dhe Japoni. Tregjet aziatike të aksioneve po ashtu u përballën me rënie të rënda, me përjashtim të tregjeve kineze, të cilat u mbyllën në territor pozitiv të inkurajuara nga pritshmëritë se qeveria kineze do të ndërhyjë fuqishëm për të stabilizuar tregjet.
Në Evropë, ndërsa Komisioni i BE-së ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Amerikën, duke siguruar që, në rast të dështimit për të arritur një marrëveshje, bazuka për t’u përgjigjur mbetet në tryezë, tregjet e aksioneve janë të gjitha në të kuqe.
St fundoset me kërcënimet e Trump për Tsmc, nafta poshtë
Ndër stoqet kryesore, shitjet goditën Stmicroelectronics -5.06% me të gjithë sektorin e teknologjisë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të aplikonte tarifa deri në 100% kundër gjigantit tajvanez të çipave TSMC nëse nuk ndërton fabrikat e tij në Shtetet e Bashkuara.
Kompanitë e naftës po ecin keq, ndërsa çmimi i naftës bruto po humbet terren nga frika se lufta tregtare do të ketë pasoja të rënda në kërkesën për energji: Aksionet e Eni ranë me 3.73%, ndërsa Saipem -4.79%.
Nafta në të kuqe, ari ngrihet
Nafta po bie me ritme të shpejta, me kontratat e majit të ëTI, që ranë në 57,64 dollarë për fuçi (-3,26%) dhe kontratat Brent të qershorit zbritën 60,92 dollarë.
Gazi po bie ndjeshëm në platformën e Amsterdamit, duke rënë me 5.23% në 34.33 euro për megavat orë.
Ari vazhdon ecurinë e tij, duke mbetur mbi 3,000 dollarë: 3,026 dollarë për spot (+1,5%) dhe 3,043 dollarë (+1,5%) për të ardhmen. Bitcoin vazhdon të ngadalësohet, duke braktisur pragun e 78,000 dollarëve dhe duke u tregtuar me 77,006 dollarë (-3.10%).