Kur ai që e ne e kuptuam me vonesë se ishte peng, dogji mandatet e deputetëve, pak kush e dinte se kjo ishte një manovër e Padronit të tij në qeveri me qëllim lënien e terrenit të lirë në Parlament, që Padroni të votonte të gjithë ligjet me 2/3 dhe 3/5 sikurse i interesonte atij.
Më parë se të digjte mandatet “Pengu” refuzoi të bëhej pjesë e reformës territoriale. Qëllimi ishte po i njëjtë, që Padroni ta bënte si të donte ndarjen territoriale në shërbim të interesave të tij politike.
Pas reformës territoriale dhe djegies së mandateve, “Pengut” ju dha detyra tjetër nga Padroni, ajo e djegies së mandateve të të zgjedhurve vendorë, ku opozita kontrollonte gati 40% të pushtetit lokal. Edhe këtu e njëjta strategji, që i gjithë pushteti ti lihej në dorë “Padronit” të “Pengut”, natyrisht në këmbim të favoreve dhjetra miliona euro që ai merrte prej shefit të madh në qeveri.
Lista është shumë e gjatë, por përfundimi është vetëm një, “Pengu” gjithmonë bën atë që i thotë “Pengmarrësi”.
Sot Rama i ka ndrysuar misionin. Nuk do ta përdorë më si peng, por si prezervativ të tij. “Prezervativi” i Ramës i është ndërsyer kandidatëve për deputetë të PD.
E ka nisur me Rroshin në Kavajë dy ditë më parë.
Sot është ndërsyer kundër Arian Ndojës, që kandidon në Qarkun e Durrësit, dhe do ta vazhdojë me kandidatë të tjerë të opozitës në të gjithë Shqipërinë.
Përse e bën “Pezervativi” i Ramës këtë?
Eshtë shumë e thjeshtë për ta kutuar, kudo ku Rama ka probleme me kandidatë të fortë të opozitës, që as i blen dhe as i shet dot, ai po i ndërsen atyre “Prezervativin” e vet.