Bardhi: Askush nuk do të gëzojë paratë e vjedhura!

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka zhvilluarnjë takim me banorët e fshatit Dushk të Leshnjes. Bardhi shkruan se, shqetësimet janë kudo të njëjta, sepse njësoj keq ka vepruar qeveria në këto 12 vjet: s’ka dhënë mbështetje për fermerët, s’ka bërë investime, nuk ka mbajtur premtimet për ujin, rrugët dhe kanalet në tokat bujqësore.

Postimi

Askush nuk do të gëzojë paratë e vjedhura

Në Dushk të Lushnjës, së bashku me kandidatët Saimir Korreshi dhe Gentian Çela, biseduam me qytetarë për shqetësimet e tyre.

Shqetësimet janë kudo të njëjta, sepse njësoj keq ka vepruar qeveria në këto 12 vjet: s’ka dhënë mbështetje për fermerët, s’ka bërë investime, nuk ka mbajtur premtimet për ujin, rrugët dhe kanalet në tokat bujqësore. Njerëzit janë larguar, vendi po shkretohet dhe kjo nuk mund të vazhdojë më!

Unë besoj se është koha të jemi prezentë në çdo derë, të dëgjojmë secilin prej jush, pa gjykime se cilës parti i përkisni! Socialistët dhe demokratët vuajnë njësoj vjedhjen, korrupsionin, abuzimin me pushtetin!

Qëllimi ynë është t’i njohim njerëzit me programin tonë dhe t’u tregojmë se ne nuk prentojmë të bëjmë magji, por jemi këtu për të ofruar zgjidhje për problemet kryesore.

Ku do t’i gjejmë ne paratë për të subvencionuar fermerët? Për të rritur pensionet mbi 200 euro brenda 3 muajve të parë? Le ta nisim nga Belinda Balluku! Ka mjaftueshëm para që janë vjedhur nga Belinda dhe banda e saj e drejtorëve! Askush nuk do të gëzojë pasuritë që ka zhvatur prej shqiptarëve!

Në 11 Maj behu pjesë e ndryshimit! Voto PD! Voto nr.1

About Redaksia

Check Also

Meta: Dy realitete në Shqipëri! 11 maji u jep fund me programin e PD-ASHM!

Presidenti i PL, Ilir Meta, njëkohësisht kandidat i opozitës në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet …