Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës: Për të nesërmen e sigurt të atdheut!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 11 prill në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Me moton: ‘Mblidhemi në shehsin Nënë Tereza për një Shqipëri Madhështore’, lideri demokrat fton të gjithë shqiptarët të mbushin sheshin, për të nisur një rrugëtim të ri nën qeverisjen e demokratëve.

‘Për të nesërmen e sigurt të atdheut’, Berisha fton bashkëkombasit, që të premten e 11 prillit, ora 19:00, të mblidhemi të gjithë bashkë në sheshin “Nënë Tereza” për Shqipërinë Madhështore!

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …