Kryetari i PD, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.
Në takimin me Znj. Farah Karimi, Special Coordinator of the International STOs EOM, ambasadoren Andreas Nothele- Ambassador, OSCE PA dhe Sherif Abdili- Programme Officer OSCE PA, kreu i PD-së, Sali Berisha denconcoi ‘se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore”
Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. U sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.
“Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara, raste që rriten çdo ditë’ informon zyra e shtypit e PD-së.
Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve. Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve.
Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD. Biseda ishte e hapur.