Berisha: Shqiptarët e morën vesh qëndrimin e prerë të komunitetit ndërkombëtar për votën e lirë!

Një ditë fitoreje, e cilësoi kryetari i PD, Sali Berisha seancën në Parlamentin Evropian, që sipas tij iu çjerr maska Ramës dhe narkoshtetit të drejtuar prej tij.

Interesimit të medias, Berisha tha se datë e seancës në PE, është një shtytje më e fuqishme akoma për demokratët, për të siguruar fitoren më 11 maj.

“Tani, pyetja e parë kishte të bënte me koincidencat, asnjë lidhje nuk ka. Nuk kanë lidhje!

Tani të themi të vërtetën, po ta bënte PS-ja e cila e ka at shpirtëror dhe ka lidhje në krim me nomenklaturën, Edi Rama edhe mund të shkonte mendja.

Jo, nuk ka asnjë, i ra dita që duhet bërë dhe është dita e fitores.

Kjo datë është një shtytje më e fuqishme akoma për demokratët për të fituar në 11 maj.

Pyetja e dytë, siç e kam theksuar, unë nuk jam përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Nuk marr rol profeti. Ajo çka bëj unë, dhe po përpiqem me gjithë forcën time, të sigurojë një mbështetje madhore, kombëtare të qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtare për fitoren e 11 majit. Dhe besoj se këto janë evidente, janë evidente. Ju shifni entuziazmin që ekziston dhe optimizimin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri.

Ju e keni konstatuar dhe e konstatoni superentuziazmin që ekziston në shqiptarët jashtë vendit, për këto zgjedhje. Ju dhe gjithë shqiptarët e panë, e morën vesh qëndrimin e prerë të komunitetit ndërkombëtar, vendosmërinë e tyre për të mbështetur me të gjithë potencialin që kanë, votën e lirë të shqiptarëve. Këto mund të them”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është amerikani tjetër mes Trump dhe Berishës që po shfazon Ramën

“RD” Nuk ka parë gjë akoma. E keqja nuk ka ndodhur akoma për Ramën, por …