Berisha: Vota e shqiptarëve jashtë vendit do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët tha se, do të jetë vota e shqiptarëve jashtë vendit që do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura.

“Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën  është të gënjesh veten, i thonë kësaj. Njeriu gënjen veten, ai që mendon këtë. Veçanërisht ai është i tmerruar nga vota diasporës, e cila është vota e shqiptarëve të lirë, në të cilën ai pavarësisht nga përpjekjet që bën dhe janë të evidentuara disa përpjekje për të blerë këtu e aty, ai nuk do të ndërpresë përpjekje të tjera, mbasi ai ka faktuar se është i tmerruar.

Por ne do ta mbrojmë atë votë, ne po e mbrojmë atë votë. Dhe ne do të ndjekim çdo proces të kësaj vote, gjersa ajo të numërohet e tëra me transparencë.

Dhe ju garantoj unë ju, se ky vit, si viti i diasporës do të jetë vota e shqiptarëve jashtë vendit që do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qeveria asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt plakjes

Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të adresojë në mënyrë të integruar …