“Në 2030 do t’ju fusim në BE”

Aldi HAMZARAJ

Sa herë duhet ta dëgjojmë këtë “premtim”, i cili është kthyer në një sllogan të
sahanlëpirësve Rilindas, të cilëve, si thuhet ne gjuhën e përditshme “u ka ngecur disku”.
Fjalë boshe, krejtësisht pa nje farë substance në të. Nje frazë e kthyer në pluhur zanash,
në mirazh shkretëtire. A ka vërtetë njerëz që e besojnë këtë?

Qeveria Rama, bashkë me “petalet” e tyre kanë mjeshtëruar artin e presionit dhe
demagogjisë. Në këtë mënyrë, ata i detyrojnë punëtorët e shtetit të votojne Partinë
Socialiste nëpërmjet kërcënimit për heqje nga puna, dhe bindin një numër dërrmues të
popullsisë me premtime të rreme, iluzione, të cilat përsëriten çdo 4 vjet për të marrë vota.
Por sa shqiptarë do të vazhdojnë të bien në grackën e Edvinit? Do të zgjohen nga dremitja
ata që nuk votonin, ata që votonin Partinë Socialiste për arsye të cilat nuk kanë lidhje me
fitim personal? Do të zgjohen ata që po shohin se Qeveria Rama ka sjell përfitim për një
numër shumë të vogël, një elitë politike (pa patur nevojë të përmënden emra), te cilët
edhe pse përfituan, ngadalë ngadalë po e gjejnë vendim e tyre. Pra, me sa duket, në këto
12 vjet, vetëm 1 individ ka përfituar…

Para disa kohësh pata fatin të takoja një figurë të vjetër dhe me peshë goxha të rëndë në
Partinë Socialiste, por edhe me peshë të rëndë si individ dhe si familje. Biseduam gjatë,
sidomos në lidhje me administratën Rama, nepotizmin, dhe postet e larta të atyre që nuk e
meritojnë. Më tha qartë: “Të heq nga imja dhe të mbush të Spiropalkës nuk mundem.”
(Pa përmendur emrin për të mos i shkaktuar probleme)

Kjo tregon qartë pakënaqësinë jo vetëm të popullit shqiptar, por në veçanti të socialistëve
të vërtetë. Ata me merita në parti. Ata që u heshtën për t’u zëvendësuar nga sahanlëpirësit
e Z. Kryeministër, të cilët në një shkrirje të paaftësisë dhe ligësisë kanë katandisur vendin
në kopsht me kushte ideale për injorancën. Në Shqipëri promovohet ligji i të fortit, ata që
lexojnë tallen nga të fortët, dhe ai që ka pushtet fryhet e mburret, teksa të tjerët rrinë në
heshtje.

Koha e injorancës ka mbaruar. Intelektualët, qëndrestarët, demokratë e socialistë kanë për
t’i dhënë fund ati që shkatrroi pluralizmin në këtë vend. Ditët i ka të numëruara ky regjim
anti-shqiptar, ky mik i bandave dhe armik i dijes. 31 ditë deri në ditën e gjykimit.

KA ARDHUR KOHA TË NGRIHEMI PËR TË DREJTAT TONA

About Redaksia

Check Also

Pasaporta në Bruksel, tigani në Tiranë

Nga Lutfi DERVISHI Imagjino një vend… Ku rubineti s’të sheh me përçmim, por të ofron ujë …