Marinsat shkojnë atje ku ka probleme dhe ndërhyrjet e tyre janë të një natyre vendimtare.
Nuk ndodh që ata të humbasin. Janë të përgatitur, kalkuluar dhe të vendosur për të arritur qëllimin e tyre. Në fushën e betejës ata janë të pamëshirshëm.
Ndryshe si asnjëherë tjetër më parë gjatë këtyre 32 viteve një amerikan do të jetë pjesë e hapjes së fushatës bashkë me liderin e opozitës Berisha.
Ka ndodhur vetëm në fushatën e vitit 1992 ku ish-Amabsadori amerikan, Rajerson ju bashkua opozitës së atëhershme dhe i bëri thirrje shqiptarëve për të votuar PD. Nesër do të jetë një tjetër amerikan i rangjeve të larta drejtuese në Partinë Republikane të Presidentit Trump, që do të bëjë një thirrje si ajo e Rajerson në 1992.
Rajerson e bëri atë thirrje 32 vite më parë për ti ndihmuar shqiptarët të shembin diktaturën komuniste, LaCivita do ta bëjë këtë thirrje nesër për të ndihmuar shqiptarët që të rrëzojnë diktaturën e trinomit Rama-Soros-Mafia.
Përse LaCivita vjen pikërisht nesër? Mesazhi është i qartë. Shqiptarët nuk janë vetëm kësaj here. Ata kanë në krah Shtetet e Bashkuara. Mesazhet e Marinsit ditën e nesërme do të jenë në të vërtetë filimi i një lufte për jetë a vdekje me trinomin Rama-Soros-Mafia.
Bëhuni gati!
Më 10 shkurt LaCivita lëshoi mesazhet e para nga Tirana. Pjesa e dytë e këtyre mesazheve të forta vijon nesër.
Pak kujtesë nga deklarata e LaCivita në vizitën e parë në Tiranë me 10 shkurt.
“Ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA.Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros.
Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.
Shumë në Amerikë, në media dhe partitë e të Majtës, kanë thënë se Donald Trump nuk mund të fitonte, por ai fitoi.
Pavarësisht sulmeve nga administrata Biden, populli Amerikan donte më shumë nga qeveria e vet.
Njësoj si populli Amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet.
Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë.
Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.
Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.
Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.
Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë.”