“Qeveria të na plotësojë kërkesat”, fermerët në Maliq paralajmërojnë Ramën…

Fermerët e fshatit Burimas janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë për dëmet e shkaktuara nga ngricat dhe temperaturat e ulëta të cilat përfshinë juglindjen.

Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

Në fshatin Burimas, ka rreth 100 fermerë që sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa këta të fundit i bëjnë apel qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore.

Ndër të tjera, fermerët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve nëse nga ana e institucioneve përkatëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre brenda 11 Majit.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …