Asfalti elektoral vijon batërdinë!/ Këlliçi thirrje SPAK: Pse nuk veproni në bazë të denoncimeve!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish hedhjen e asfaltit elektoral në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, nga ana e punonjësve të Bashkisë Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar videon ku dallohen punonjësit dhe makineritë e bashkisë, dhe i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë mbi denoncimet flagrante të bëra nga Partia Demokratike.

Postimi

Edhe në këto zgjedhje vijon mashtrimi i madh i qytetarëve me asfaltin elektoral.

Pas braktisjes totale prej 4 vitesh, mungesa totale e infrastrukturës tentohet të arnohet me paligjshmëri.

Në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, punonjësit e bashkisë Tiranë pa asnjë shenjë identifikuese dhe në shkelje të ligjit kanë filluar gërmimet dhe punimet.

Partia Demokratike i bën thirrje Task Forcës së SPAK-ut të veprojë në bazë të denoncimeve flagrante që PD ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë, në shërbim të qytetarëve dhe një procesi zgjedhor të drejtë.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …