Si kryepolici Proda zhduku kupolën e komisariatit nr.2 pse i arrestuan mikun,

Arrestimi i ish-specialistit të RENEA-s, Altin Morina, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ka sjellë një ngjarje të paprecedentë në Policinë e Shtetit, shpërbërjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit nr 2 në Tiranë.

Në shenjë hakmarrje për arrestimin e mikut të tij, drejtori Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë të cilët me këtë lëvizje janë evidentuar dhe

Gazetarja Klodiana Lala tha se Kupola është fshirë si me të rënë të lapsit dhe drejtori i Policisë, Ilir Proda duhet të bëjë transparencë pasi Policia e Shtetit nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.

Policia do duhet të kishte dalë dhe të kishte bërë transparencë me atë që po ndodh në komisariatin numër 2. Kupola është fshirë si me të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve ka ndodhurpas arrestimit të Altin Morinës.

Ka patur goditje të një ambienti me lojëra fati. Kam dyshime të forta se ajo që po ndodh në komsiariatin 2  ka lidhje me arrestimin e Altin Morinës.

Policia e Shtetit nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.  AMP ka kontrolluar dosje deri në orët e para të mëngjesit.

Proda duhet të na japë llogari. Pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Altin Morinës.  A ka patur njerëz të pautorizuar që janë futur në ambientet e komisariatit numër dy. Kjo ngjarje po zhvillohet ditën për diell. Punonjës të policisë shprehin shqetësim për shantazh.

Lojërat e fatit janë kthyer në shqetësim shumë serioz që po kryhen nga grupe që kanë mbështetje me punonjës në Policinë e Shtetit.  E sfidoj Policinë e Shtetit të më provojnë të kundërtën”, tha gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV.

About Redaksia

Check Also

Berisha i përgjigjet Ramës: Blinken është sot non-grata në vendin e tij! Skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën se skandali McGonigal nuk do të mbyllet …