Drejtuesja politike e PD për diasporën Jozefina Topalli ka reagur pas deklaratave të përsëritura të kreut të rilindjes për pasaportën Evropiane. “Kur BE kërkonte 3 ligje… ai kërkonte rrugën për të dalë nga salla. “Vetëm unë mund ta fus Shqipërinë në Europë deri në 2030.” “Kështu thotë sot”. “Ironike, apo jo?”, shtron pyetjen Topalli.
Reagimi
Sepse në 2013, kur Bashkimi Europian kërkoi thjesht 3 ligje për të hapur negociatat, ai nuk i votoi.
Madje iku nga salla bashkë me gjithë partinë e tij — që mos rastësisht të na afrohej ndonjë integrim.
PD atëherë ibente thirrje të mos na kthente pas. Ai vendosi ndryshe.
E mbylli derën, i hodhi çelësin… dhe sot sillet si i vetmi që e ka.
Por shqiptarët nuk kanë nevojë për portierë që humbin çelësa, kanë nevojë për vizion, guxim dhe vepra.
Dhe historia flet qartë:
Ishte Partia Demokratike ajo që e futi Shqipërinë në NATO.
Që liberalizoi vizat.
Që e integroi në dhjetëra organizata ndërkombëtare.
Dhe do të jetë po ajo forcë që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Jo me fjalë. Me vepra!