Biznesmeni Lavdosh Serani: Qeveria Rama në ka shpallur ‘kulak’, por nuk do të më përzënë dot nga Shqipëria

Unë jam Lavdosh Serani, biznesmen nga Durrësi.

Kur them ‘biznesmen’, duhet ta merrni me rezerva. Kam një biznes të vogël, një lokal, që përditë mundohet ta bëjë edhe më të vogël shteti i Edi Ramës, me taksidarët dhe banditët e tij të qeverisë dhe të bashkisë.

Përballja ime e pabarabartë me ta është e përditshme.

Çdo ditë shpikin një sebep të ri për të më rënë në qafë. Herë më çojnë kontrolle, e herë të tjera as nuk më lënë të nxjerr karriget jashtë.

Unë e kam lokalin në plazh. Po nuk nxore karriget jashtë në zonën e plazhit, më mirë ta mbyllësh lokalin.

Kjo luftë vazhdon prej vitesh, por unë nuk dorëzohem.

Në pronën time, në të drejtën time, në bukën e kalamajve të mi-këta mund ta provojnë, por nuk do të fitojnë.

Më kanë shpallur ‘kulak’, por nuk do të më përzënë dot nga Durrësi dhe as nga Shqipëria.

Programi i Partisë Demokratike për biznesin e vogël është i drejtë dhe është i qartë.

Unë do të përsëris sonte për ju disa nga pikat e programit për biznesin e vogël, sepse ato janë arsyeja pse unë do të votoj Sali Berishën dhe opozitën:

Çdo biznes me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro do të përjashtohet nga TVSH-ja dhe nga tatim-fitimi.

Taksat lokale nuk do të jenë më të larta se 1% e xhiros vjetore.

Çmimi i energjisë elektrike do të jetë 6 lekë/Kwh.

Kontrollet/inspektimet do të kryhen vetëm në bazë risku.

Falen të gjitha gjobat ndaj biznesit të vogël të vendosura nga kontrollet arbitrare dhe abuzive.

I bëj thirrje biznesit të vogël që të durojnë. Në vend që të ulin qepenat, të shesin lokalet, të ikin në emigrim, të votojnë nr. 1 më datë 11 maj.

Shqipëria madhështore fillon nga sipërmarrja e lirë, nga biznesi i vogël, nga shteti që nuk të bie në qafë, nga dinjiteti i pronarëve shqiptarë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar …