Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ka mbërritur në adresën e tij ku tregohet se me urdhër të ministrit Manja dhe të Gys Agasit, bajrët e arrestur janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër.
Sipas denoncuesit, Safeti është drejtori real i këtij burgu dhe bashke me anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë.
Postimi
Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin.
[📩] Lexoni denoncimin e qytetarit digjital!Përshëndetje dr. Me urdhër te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku në fakt Safeti është drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur të tjerë janë pajisur me telefona dhe bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi ne darke. Ju lutem anonim, e kuptoni vet.