Drejtuesi politik i PD për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka postuar një mesazh ne rrjetin social Fecebook që bën fjalë për hapjen e fushatës së opozitës ditën e sotme.
“Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore. Fitorja e PD-së dhe koalicionit të udhëhequr prej saj më 11 maj, është vetëm etapa e pare”, shkruan ai.
Postimi
Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore. Fitorja e PD-së dhe koalicionit të udhëhequr prej saj më 11 maj, është vetëm etapa e parë.
Një Shqipëri për të gjithë shqiptarët, e drejtë, normale, e zhvilluar, e sigurt, me mundësi për këdo për të rritur e begatuar familjen, zhvilluar aftësitë, mundësitë, pronën dhe biznesin, është objektivi i programit tonë.
Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian dhe shqiptarët si qytetarë dinjitozë të BE, janë qëllimi realist i programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Edi Rama dhe këneta e tij e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, keq-qeverisjes, grabitjes së pronës publike dhe private, shkeljes së të drejtave, mungesës së drejtësisë dhe shpopullimit, NUK janë alternativë.
Më 11 maj 2025 votoni Nr.1.