Çelja e fushatës së opozitës, LaCivita njihet me arritjet dhe punët e mira të PD

Ka nisur mitingu i Partisë Demokratike në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili hap zyrtarisht dhe fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Mitingu ka nisur me një prezantim të dejtuesi të fushatës së Donald Trump, Christopher LaCivita, i cili do të drejtojë dhe fushatën e PD, me punët e mira të PD-së ndër vite duke nisur nga gazeta “Rilinda Demokratike”, futja në NATO apo liberalizimi i vizave, të cilat i janë prezantuar nga drejtuesi i departamentit “Brain Gain”, Andi Mustafaj.

Të gjithë kandidatët për deputet qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës një fjalë do të ketë edhe drejtuesi i fushatës së tij Chris LaCivita.

Mitingu po mbahet me stilin e Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, duke patur edhe të njëjtin slogan, “Shqipërinë Madhështore”.

About Redaksia

Check Also

Programi për bimët medicinale, Berisha: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA! Do u kompensojmë për eksportet

Teksa ka prezantuar programin e PD-ASHM për bimët medicinale me prodhuesit, kryetari i PD, Sali …