Gjermania bllokon Ramën: Asnjë anëtar i ri në BE!

Qeveria e re gjermane e krijuar nga një koalicion tripartiak mes CDU, CSU dhe SPD ka përcaktuar qartë bllokimin e zgjerimit me vende të reja deri në një reformim të vetë BE-së.

Sipas asaj që raporton BILD, në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, më së voni me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

BILD shkruan se kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan. “Qeveria e re po ndalon në thelb zgjerimin e BE-së. Ajo kërkon një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse si kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes”, shkruan tabloidi gjerman.

Kryeministri Edi Rama e ka përqëndruar propogandën e tij mashtruese për zgjedhjet e 11 majit në anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës.

Në çdo dalje të tij kërkon votën e shqiptarëve duke premtuar pasaportën e europiane, por ky premtim ka marrë një goditje të fortë nga Berlini.

 

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …