CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Alizoti në Elbasan: Dinjiteti i të moshuarve duhet të jetë prioritet kombëtar

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomorr Alizoti, bashkë me kandidatë për deputetë të këtij qarku kanë zhvilluar një takim me pensionistët e Elbasanit.

Alizoti shkruan në një postim në Facebook se, në këtë takim u ndanë shqetësimet dhe vështirësitë e përditshme të këtyre të moshuarve, të cilët ndihen të braktisur nga një sistem që nuk ua njeh hallet.

Mesazhi

Dita e sotme ishte e veçantë, sepse iu kushtua pensionistëve.

Në këtë takim u ndanë shqetësimet dhe vështirësitë e përditshme të këtyre të moshuarve, të cilët ndihen të braktisur nga një sistem që nuk ua njeh hallet.

Pensionet nuk u mjaftojnë as për ilaçe e jo më për të përballuar muajin. Të moshuar që jetojnë të vetmuar, me mallin për fëmijët e larguar jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë.

Ky takim tregoi edhe një herë se kriza nuk njeh moshë dhe se dinjiteti i të moshuarve duhet të jetë prioritet kombëtar.

Partia Demokratike premton t’i vendosë pensionistët në qendër të politikave të saj:

– Rritje me 20% të pensioneve

– Pension minimal prej 20,000 lekësh të reja

Sepse bashkë mund t’ia dalim!

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …