Berisha: Ky nuk është projekt për karrige, por është projekt për çdo qytetar!

Gjatë prezantimit të programit të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, lideri i PD, Sali Berisha, theksoi se pastrimi i Shqipërisë nga korrupsioni është një nga kolonat kryesore të programit të tij, duke premtuar zero tolerancë ndaj këtij fenomeni. Ai shpjegoi se korrupsioni është shkaku i varfërimit të shqiptarëve dhe largimit të të rinjve nga vendi, duke kërkuar transparencë maksimale në çdo veprim dhe akt të qeverisjes.

Berisha deklaroi se do të shpallet vepër penale e rëndë korrupsioni, ndërsa do të përballen me ligjin të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin, pavarësisht nga vendi ku ndodhen.

Berisha: Miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër, pastrimin e shtëpisë, kushti i të gjitha kushteve.

Zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Është korrupsioni ai që po varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët dhe zhyt në luks të papërmbajtur qeveritarët.

Është korrupsioni ai që lë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit.

Është korrupsioni ai që detyron të rinjtë shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Zero tolerancë. Transparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë.

Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë.

Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit.

Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre.

Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi.

Pluralizmi do jetë kryefjala jonë.

Mediat e lira.

Liri politikë.

Janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në BE.

Miq, Shqipëria Madhështore do të mund të jetë vetëm atëherë kur ne ta shndërrojmë këtë vend në epiqendër të teknologjisë më të lartë.

A nuk ishim ne që e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit? Estonia do jetë shembulli dhe frymëzimi i Shqipërisë.

Ndaj i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre dixhitale, se ëndrrat e tyre të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, do jenë realitet.

Do jenë këta që do i prijnë të ardhmes, do i prijnë ekonomisë, do i prijnë zhvillimit të Shqipërisë.

Ky pra është projekti.

Kemi 29 ditë në dispozicion. Sot kërkohet nga secili prej nesh me këtë projekt në dorë, por jo si politikanë, por me këtë projekt në dorë si misionarë, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër tek çdo qytetar.

Të ulemi, t’i shpjegojmë, ta bindim se nuk është projekt për pushtetin e Sali Berishës.

Nuk është projekt për karrige.

Është projekt për çdo qytetar.

Është projekt për Shqipërinë.

Është projekt për të ardhmen.

Është projekt për shpresën.

Është projekt për rininë.

Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës dhe burgosja e tij u bë me urdhërin e Yuri Kim…

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsioni, në zbatim të masës …