Njoftimi i tre ditëve më parë si duhej të hapej fushata zgjdhore e PS
Partia Socialiste e Shqipërisë ka zgjedhur ta hapë fushatën zgjedhore ndryshe krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Mësohet se PS ka vendosur të organizojë 12 evente në çdo qark të Shqipërisë në ditën e parë të fushatës, më 11 prill, duke shmangur mitingun tradicional të madh.
Aktivitetet do të zhvillohen paralelisht në të 12 qarqet, me fokusin kryesor tek përfshirja e gruas në politikë dhe shoqëri. Çdo aktivitet do të ketë përfaqësuese gra nga secili qark, të cilat do të mbajnë fjalime përkatëse, ndërsa Kryeministri Edi Rama do të përshëndesë aktivitetin.
Për më tepër, më 12 prill, siç e paralajmëroi Kryeministri Rama, do të mbahet një aktivitet tjetër simbolik në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku do të mblidhen anëtarët e Partisë Socialiste për një takimi festiv, me titullin “Shqipëria 2030 në BE”.
Si ndodhi
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar nga njoftimi zyrtar i PS, fushata dështoi kudo. PS nuk arriti të kishte asnjë event në 11 qarqet e tjera të vendit, ndërsa në Tiranë kishte vetëm rreth 2 mijë njerëz që ishin mbledhur në sheshin Skëndërbej. Arsyeja se përse dështoi është e qartë. Në asnjë qark socialistët nuk kanë mundur që të mbledhin njerëz për të bërë atë hapje që ishte paralajmëruar.