Në emër të të rinjve demokratë, fjalën e mori Lores Sollaku, një 18-vjeçare që voton për herë të parë, duke u bërë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të saj të mos dëgjojnë më gënjeshtrat e Ramës, por të votojnë numrin 1, Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Më 11 maj votoj për herë të parë. Janë mbi 100 mijë të rinj që votojnë për herë të parë. 12 nga 18 vitet e mia i kam kaluar me Ramën si kryeministër, 6 të tjera po me Ramën si kryetar Bashkie. Edhe 10 vjet përpara, ai ka qenë sërish në pushtet. Pra, ky zotëria që bën si i ri në politikë, sikur ka ardhur dje në pushtet, ka në karrige pa ndërprerje që nga viti 1998 dhje kërkon sërish pushtet. Më jepni dhe 4 vjet thotë se do ju jap pasaportën evropiane”, tha në fillim Sollaku.
Më tej, e reja shtoi: “Para se të shkojmë të përrallat me mbret, që ky kujton se në shqiptarët e besojmë, le të bëjmë një rreshtore të përrallave që na tregoi që nga viti 2013.
Ujë të pijshëm 24 orë, a e keni? Shëndetësi falas, a e merrni? Abone falas për studentët dhe pensionistët, kush e ka?
Heqjen e taksës 20 përqind për bukën, qumështin apo vezët, por jo, sepse kaq paguani edhe sot.
Taksën e energjisë 6 përqind për familjarët, nuk e bëri. Sot paguani 20 përqind.
Çfarë Nastradini!
Të dashur bashkëmoshatarë, mos e çoni dëm votën. Të mbash Edi Ramën edhe 4 vjet në pushtet nuk është një gabim, por është një krim.
Programi për rininë i Partisë Demokratike është serioz, ambicioz dhe i qartë. Është hartuar nga të rinjtë për të rinjtë. Jemi në të gjithë bashkë aksionerët, investitorët strategjikë të Shqipërisë.
Ju ftoj që më 11 maj të sillemi si njësha dhe të votojmë numrin 1”.