Ballukut i shkëlqente jo vetëm fytyra gjatë tundjeve poshtë zyrës së Veliajt në shesh, por edhe rripi luksoz në bel i markës Hermes “Kelly 18”, që në faqen zyrtare të firmës luksoze kushton 1200 dollarë.
Teksa populli përballet me rritjen e çmimeve dhe pagat e ulëta, zv.kryeministrja hedh valle me aksesorë që vlejnë sa disa paga mujore.
Edhe ministre të tjera të kabinetit janë vënë re më parë në publik me aksesorë apo veshje me çmime të frikshme për një përfaqësues populli në Kuvend.