Skandali/Si Rama po zhduk me para sondazhet që e nxjerrin humbës

Një portal mediatik që kohët e fundit është i afërt me qeverinë pubikoi prej ditës së djeshme një anketim të lexuesve të vet në lidhje me preferencat elektorale të 11 majit. Sondazhi qëndroi i publikuar për afro 12 orë.

Nga votimet e ndjekësve u vu re një epërsi e madhe e kryetarit të opozitës, Sali Berisha në krahasim me Ramën. Berisha ishte i preferuari i 40% të të anketuarve, ndërsa Rama ishte vetëm 15%, pra plot 25 pikë poshtë Berishës.

Më pas në anketim vinin liderët e tjerë politikë, përfshi edhe drejtuesit e partive të reja. Ajo që binte në sy ishte se Rama nuk ishte as i dytti në rënditje, por i katërti. Ai renditej pas Berishës, Shehajt dhe Qorrit.

Sondazhi u publikua në orët e paradites edhe në rrjetet sociale dhe kjo ndikoi menjëherë tek Rama. Portali që kishte bërë sondazhin e ndërpreu menjëherë atë në mesditë. Por cudia ishte se në vend të sondazhit ku Rama dilte i katërti u vendos një reklamë e PS. Pra, Rama zhduku me para dhe reklamë sondazhin që e nxirrte atë një humbës të madh të zgjedhjeve të 11 majit.

Ky është një rast flagrant për të kuptuar atë që Rama po bën me sondazhet. Ai po blen mediat që të servirë sondazhet të rreme sipas oreksit të tij dhe nga ana tjetër po zhduk po me para sondazhet që e nxjerrin atë humbës.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom Doshit, mafie që vjedh qytetarët e sëmurë!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi takime në Tregun Industrial në Tiranë tregtarë dhe përfaqësues …