Chris LaCivita
Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humbet më të mirët dhe më të zotët e saj, për mundësinë dhe të ardhmen që Shqipëria sot thjesht nuk e ofron.
Nuk e ofron këtë mundësi, sepse 12 vitet e fundit të Edi Ramës dhe socialistëve e kanë sjellë në këtë gjendje.
E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë është të dalim dhe të bëhemi pjesë e ndryshimit. Ju duhet të votoni! Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë një mundësi reale për të ndryshuar drejtimin e vendit të tyre.
Çdo votë ka rëndësi, por veçanërisht ato nga jashtë vendit. Ju jeni këtu për një të ardhme më të mirë për veten dhe për familjen tuaj. Por tani keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë.
Në vitin 2024, Donald Trump fitoi presidencën, sepse nxori në votime një numër rekord votuesish. Duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke votuar për Dr. Berishën në 2025, ju mund ta bëni Shqipërinë madhështore, sërish.
Fitore!