Rama nën monitorim nga SHBA dhe Europa për blerjen e votave

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në konferencën me gazetarët se për zgjedhjet e këtij viti është bërë puna më serioze dhe më efikase ndonjëherë për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Berisha tha se, transparenca e thelluar dhe monitorimi ndërkombëtar i procesit zgjedhor kanë vënë nën presion Edi Ramën, i cili sipas tij, nuk ka më hapësirë për manipulim.

“Them se kësaj here kemi bërë punën më të mirë se asnjëherë tjetër për mbrojtjen e votës.

Kësaj here, sytë e Europës dhe të SHBA janë të katër të çelur dhe Edi Rama e di se janë të çelur dhe po shohin çdo akt të tij.

Ne po bëjmë transparencë në çdo veprim dhe transparenca është mekanizmi më kryesor për mbrojtjen e votës.

Ju e shihni se si po ndodh.

Dje, drejtori i hipotekës të një qarku i thotë drejtorit të doganave, problem, thotë.

Pse, i thotë drejtori. Kemi një problem se të gjithë punonjësit votojnë Sali Berishën, jo Edi Ramën.

E vërtetë kjo që po them në mënyrë absolute.

Nuk ka, po i shterrojnë. Kështu që ato përpjekje që bën Sueli për të pru Sarën se do ia lehtësojë, çdo votë Suel, të them unë ty, edhe Safet a çfarë i keni emrat, çdo votë që do shkojë te kandidatë të caktuar nga Edi Rama, do t’u ndëshkojë ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prodhuesi i bimëve medicinale: Fermerit i kërkohet të dinë kinezisht, ndërsa paratë i marrin ata që shfrytëzojnë opozitën

Në takimin që lideri i opozitës, Sali Berisha, po mban me prodhuesit e bimëve medicinale, …