Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së të hënës me gazetarët u ndal edhe te sistemi i drejtësisë, për të cilin tha se ndodhet në kolaps, për shkak të numrit të lartë të gjykimit të dosjeve nga gjyqtarët.
Berisha tha se, nga takimet që ka pasur me qyetatrët, ka treguar se nuk do ta ndalë luftën e tij për ata që ndodhen në burg, një numër relativisht i lartë, për shkak se siç theksoi kryedemokrati, ndodhen në qeli pa asnjë akuzë.
“Sepse numri i qytetarëve që kanë probleme me drejtësinë është shumë më i vogël se sa numri i qytetarëve që nuk kanë probleme me drejtësinë.
Por e vërteta është se në qoftë se sondazhet bëhen tek ata që kanë probleme me drejtësinë, këto që them unë, kanë aty mbështetje absolute. Sepse mua nuk më ik asgjë, unë jap statistikat zyrtare
Votuesit nuk janë vetëm ata, por unë jam i detyruar t’i dal zot këtyre qytetarëve. Janë 150 mijë apo 230 mijë familje.
A keni dëgjuar ju që një gjykatës të gjykojë 600 çështje në muaj? Po kjo i tejkalon çdo lloj imagjinate.
Kjo është bërë krejtësisht inekzistente. Ndaj dhe unë kam një muaj dialog me qytetarët, do ua shpjegoj.
Unë do luftoj edhe për ata që janë në burg. Sa janë ata? Ata janë gjithsej 5 mijë, por ama një e treta e tyre janë pa asnjë akuzë. Janë të pafajshëm me Kushtetutë.
Të tjerë janë në paraburgim, e kanë akuzën por nuk i çojnë në gjykatë se nuk ka kush t’i dëgjojë.
Pse janë ata të burgosur, pse kanë kryer krime ata, duhet të hesht unë për të drejtat e tyre?
Jo, nuk hesht unë për të drejtat e tyre. Se pastaj të drejtat bëhen përshesh, marrin fund.
Nuk ka thënë kush për Erion Veliajn më shumë se unë, por ama të drejtat duhet t’i respektohen.
Por jo merr dhe shkruan statuse se e pa që po fitonte terren. Edi Rama duhet të ndëshkohet për statuset që ka bërë. Kështu thonë, i ka shkruar ai statuset. Ai thotë nuk kam shkruar kurrë statuse. Po kush i shkroi statuset ku sulmohej prokuroria, Sali Berisha… etj. Redaktori. Redaktori është Edi Rama, e njohur kjo punë.
Pra është çështje e drejtë, unë do e mbroj këtë çështje sepse nuk ka kurrë drejtësi që ta kontrollojë prokurori gjykatësin. Iku ajo punë, mori fund. Pastaj ka vetëm prokurori.
A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste.
Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?
Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë. Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent.
Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë.
Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare.
Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time. Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde.
Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh”, tha Berisha.