Tërhiqen nga gara dy kandidatë të Tom Doshit në Lezhë

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë.

Pavarësisht dorëheqjes, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: Raporti i sigurisë së Departamentit të Shtetit nxjerr në pah korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit shqiptar

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Mirëdita! Dje u publikua Raporti i Sigurisë për …