Ushtrohet kontroll në rezidencën e Veliajt tek “Kodra e Diellit”

Oficerë të BKH kanë zbarkuar në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj në rezidencën “Kodra e Diellit”.

Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, ndërsa në banesë ndodhet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe ajo person nën hetim, me masë sigurie “Detyrim paraqitje” në GJKKO.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me akzuat për korrupsion dhe pastrim parash. Më vonë ndaj tij u shtua dhe një akuzë e tretë, ajo e futjes së sendeve të palejuara në qeli.

Pjesë e dosjes hetimore të Veliajt është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kontrolli i sotëm nga agjentët e BKH nuk është i pari në shtëpinë e kryebashkiakut tashmë të arrestuar. Në dhjetor të 2024, oficerët e BKH kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, ndërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në banesë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi takime me biznesin e vogël në Fier: Më pak taksa, më shumë punë dhe para!

Në vijim të takimeve në terren në qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD, Gazment …