Vota e diasporës/ PD i kërkon KQZ informacion: Kush janë  nënkontraktorët e postës që do shpërndajë fletët e votimeve

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i kanë kërkuar sot kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të japë të dhëna zyrtare në lidhje me palët nënkontraktore që kanë të bëjnë me postën që do të shpërndajë fletët e votimit tek diaspora shqiptare.

Gjatë ditës së sotme u denoncuan se ishin 14 fletë votimi ku është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës. Por burimet bëjnë me dije se, janë më shumë se 100 raste të verifikuara deri më tani, shumica janë në Dibër dhe në Berat, dhe për këtë arsye janë kërkuar verifikime më të hollësishme.

Në emër të PD-ASHM ka qenë përfaqësuesi Franc Nuri që ka kërkuar informacion në lidhje me këto raste.

Kërkesa për informacion e bërë nga Franc Nuri

Mirëdita z. Celibashi dhe znj. Josifi,

Në vijim të shqetësimeve të ngritura nga Partia Demokratike dhe Koalicioni PD-ASHM, pas identifikimit të 14 rasteve të para të dyshimta për problematika në procesin e pergatitjes se materialeve te votimit nga jashtë, ju lutem të na vini në dispozicion informacionin e mëposhtëm:

Emrat dhe të dhënat identifikuese të nënkontraktorëve të përfshirë në procesin e përgatitjes dhe shpërndarjes së zarfeve të votimit për diasporën, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e këtyre nënkontraktorëve dhe kriteret e përdorura për vlerësimin e tyre.

Marrëveshjet kontraktuale të lidhura me këta nënkontraktorë, duke përfshirë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të procesit zgjedhor.

Informacion mbi fondet e përdorura për ofrimin e këtij shërbimi, duke përfshirë burimin e financimit dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve përkatëse.

Shpjegime të detajuara nga kompania e kontraktuar për prodhimin dhe shpërndarjen e zarfeve të votimit, lidhur me arsyet e mundshme të shfaqjes së këtyre 14 rasteve të dyshimta për problematika në procesin e votimit nga jashtë.

Shpjegime te detajuara nga nenkonkraktori postar DHL mbi keto raste dhe problematika dhe si mendohet te adresohen problemet duke shmangur probleme te ngjashme ne te ardhmen.

Ky informacion është thelbësor për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, veçanërisht për votuesit shqiptarë që ndodhen jashtë vendit.

About Redaksia

Check Also

Bardhi takime me biznesin e vogël në Fier: Më pak taksa, më shumë punë dhe para!

Në vijim të takimeve në terren në qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD, Gazment …