Zëdhënësi i fushatës së PD: PS refuzon debatin me përfaqësuesit e PD në studio televizive

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj ka denoncuar refuzimin e debatit televiziv mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së nga këta të fundit.

‘Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë marrë urdhër që të mos dalin më në debat, me anëtarë apo përfaqësues të Partisë Demokratike. Debati demokratik po mohohet, në një kohë kur qytetarët kanë të drejtën të njihen me programin dhe personat që kërkojnë t’i përfaqësojnë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë’, theksoi Mustafaj në një deklaratë për mediat.

Mustafaj: Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë marrë urdhër që të mos dalin më në debat, me anëtarë apo përfaqësues të Partisë Demokratike.

Janë zëvendësuar me anëtarë të partive të vogla të cilat nuk kanë synim qeverisjen e vendit.

Ky fakt duhet të jetë shumë shqetësues për çdo qytetar shqiptar.

Debati demokratik po mohohet, në një kohë kur qytetarët kanë të drejtën të njihen me programin dhe personat që kërkojnë t’i përfaqësojnë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që në shenjë proteste, për çdo anullim të një eksponenti të PS-së, të lenë një karrige bosh, dhe të lejojnë anëtarin e Partia Demokratike, përfaqësuesin e Partisë Demokratike që të shpalosë vizionin, programin e Partisë Demokratike për ‘Shqipërinë Madhështore’.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …