Kandidatja e PD për deputete, Greta Bardeli tha në një deklaratë për mediat se, Benet Beci është vegël e verbër e Ramës në Shkodër. Ajo tha se, Beci është shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar!
Bardeli akuzoi kryebashkiakun e Shkodrës, njëkohësisht drejtues politik i PS, si njeriun që vjedh fonde publike, duke ngritur vila me miliona euro, ndërsa i bën karshillëk drejtësisë.
“Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për veglen e verbër të Edi Ramës në Shkodër:
Mos kujto se po i mbani ti me bukë shkodranët!
Nuk je ti që ke ndërtuar ndonjë të ardhme për këtë qytet – je thjesht një përfitues i paskrupullt i pushtetit, një njeri pa shtyllë, që i është përulur çdo qeverie për të ruajtur privilegjet personale.
Shkodra nuk e ka shkruar historinë me njerëz si ti – shkodra ka duruar, por nuk harron.
Demokratët të kanë mbajtur në shpinë ndër vite, ndërsa ti i ke tradhtuar, i ke vjedhur dhe ke shkelur mbi ta pa mëshirë.
Je shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar – i njeriut që ditën për diell ka vjedhur fondet publike, që ka ngritur vila me miliona euro, dhe ende ecën i lirë në sytë e drejtësisë.
A i kanë shpëtuar vërtet syrit të Altin Dumanit vilat e tua?
A ka kaluar pa u parë videoja ku ti ndaje paratë me “Berberin e Ballukes”?
Mos guxo të bësh presion mbi demokratët dhe qytetarët e Shkodrës!
Ti ke ngrënë bukën dhe mundin e tyre – pa turp, pa dinjitet.
Ta kam thënë dhe ta them sërish:
Oret e tua janë të numëruara.
Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës. Shkodra nuk ta ka borxh”, tha Bardeli.