Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla! Do ulim taksat, çmimin e energjisë dhe ujit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Premtimin lideri demokrat e bëri gjatë një turi takimesh me biznesin e vogël në kryeqytet, teksa u premtoi atyre gjithashtu ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë dhe ujit.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë në zonën e Tregut Industrial, Berisha tha se, PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.

Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.

E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak.

Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro.

Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje.

Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.

Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë.

Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.

Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.

Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.

Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.

Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.

Degët e tjera të ekonomisë bien.

Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen…

Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik.

Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.

Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …