CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bylykbashi: Durrësi foli qartë: është gati për Shqipërinë Madhështore!

Një ditë pas takimit madhështor të Partisë Demokratike dhe opozitës në Durrës ku u prezantuan kandidatët për deputetë ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook, drejtuesi politik i PD për Durrësin Oerd Bylykbashi.

“Kandidatët tanë janë më shumë se emra – janë premtimi për një politikë me fytyrë njerëzore, që dëgjon, vepron dhe përfaqëson”, shkruan ai.

Mesazhi

Salla e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” u mbush plot me shpresë, besim dhe vendosmëri për ndryshim.

Durrësi foli qartë: është gati për Shqipërinë Madhështore!

Faleminderit çdo qytetari, të riu, gruaje, pensionisti, profesionisti, sipërmarrësi – që ishit aty, me zemër dhe me duar lart për fitoren e së nesërmes.

Kandidatët tanë janë më shumë se emra – janë premtimi për një politikë me fytyrë njerëzore, që dëgjon, vepron dhe përfaqëson.

Faleminderit kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha për mbështetjen dhe mesazhin e fuqishëm të lirisë dhe drejtësisë.

Më 11 maj, Durrësi nuk do të votojë thjesht numrin 1 –

do të votojë për të qenë krenar.

Do të votojë për Shqipërinë Madhështore!

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …