Programi për turizmin, Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një program të ri për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke theksuar se për parandalimin e sezonalitetit dhe mbështetjen e punonjësve të këtij sektori, shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit.

Kjo masë, sipas Berishës, e njohur tashmë në shtete të tjera si Greqia dhe Italia, do të kontribuonte në stabilizimin e kushteve të punës për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

“Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta.

Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.

Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata.

Ndaj u siguroj se ne do të ulemi bashkë me ju. Unë ju dëgjova një ditë zoti Topuzi që thatë se një pjesë janë studentë, por një pjesë janë edhe punëtorë që meritojnë të trajtohen në vazhdimësi me një pagë bazë sa të vijë sezoni tjetër.

Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik.

Ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër.

Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdjë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen.

Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj.

Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë.

Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …