Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike! Aeroporti i Vlorës habitat me rëndësi të veçantë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar investime në turizëm, kryesisht ndaj infrastrukturës. Duke folur gjatë një takimi me shoqatat e turizmit në Tiranë, Berisha tha se, disa investime në turizëm janë problematike, teksa iu referua aeroportit të Vlorës, që sipas tij, është habitat me rëndësi të veçantë.

Kryedemokrati tha se socialistët përgjatë 12 viteve qeverisje, e shndërruan aeroportin e Vlorës në një burim të madh vjedhjeje dhe pasurimi, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj numrit dy të qeverisë, njëkohësisht minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Ne do investojmë për infrastrukturën turistike.

Natyrisht disa investime ne i konsiderojmë shumë problematike. Ne e konsiderojmë shumë problematik aeroportin e Vlorës. Jo se nuk duhej të ndërtohej, por jo aty ku u ndërtua.

Kanë filluar që tani refuzimet e bashkëpunimit sepse aeroporti godet habitatin mijëravjeçar, të cilin ti nuk mund ta ndërtosh kurrë.

Atë e ka ndërtuar natyra. Ne kishim përcaktuar një zonë midis Vlorës dhe Fierit në tokë të kripur.

Shkaku që u spostuam nga Akërnia, nga aty ku është, ishte pikërisht habiteti, sepse ne duhej të qëndronim larg habitatit.

Por edhe ai midis Vlorës dhe Fierit, i shërbente Beratit, i shërbente jugut, pra merrte një rreze më të madhe.

Këta e shndërruan aeroportin e Vlorës në një burim të madh vjedhje dhe pasurimi.

Sa herë shkon Lubia, thotë se ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar se në të njëjtën kohë thotë se është hajdutja më e madhe e Ballkanit.

Se të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe gjithsej 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë se je e çmendur pas hajnisë.

Aeroporti ndërtohet me etapa. Vijnë dhe shtohen fazat siç po bëhet me Rinasin.

Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë.

Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …