Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito, është paraqitur sot në SPAK. Nito është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet për dosjen “Veliaj”.
Sot pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca për Veliajn, pasi ky i fundit ka kërkuar lirinë dhe informacione nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Po ashtu më pas ndaj tij është shtuar një tjetër vepër penale ajo e futjes së sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në Bashkinë e Tiranë për akuza mjaft të rënda.
Pas arrestimit nisi një sulm ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes së tij, duke përdorur një gjuhë intimiduese.