Shqipëria Madhështore fillon nga Vlora Madhështore!

Nga Bujar LESKAJ

-Fjala e Drejtuesit Politik të PD për Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj mbajtur në mitingun madhështor me praninë e kryetarit të PD, Sali Berisha-

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë, të Qarkut të Vlorës,

I nderuar dhe i dashur Prof.Dr.Sali Berisha,

Të nderuar ish-deputet të Partisë Demokratike,

Sot ne demokratët, PD dhe koalicioni për ShqipërinëMadhështore, jemi këtu përballë qytetarëve tanë, përballë qytetarëve të Qarkut tonë, me një mision të shenjtë: përmbysjen e autokracisë së Edi Ramës dhe rikthimin e demokracisë së vërtetë në Shqipëri!

Për 12 vite me radhë, Shqipëria është mbajtur peng nga një regjim autokratik dhe kleptokratik, i korruptuar dhe anti-kombëtar. Një regjim që nuk njeh kufij në vjedhje, në mashtrime dhe në varfërimin sistematik të popullit tonë. Një qeveri që sundon përmes frikës, varfërisë dhe shpopullimit masiv.

Edi Rama, ideatori i Ballkanit të hapur është Esat Pasha i kohëve moderne, i gatshëm të shesë çdo gjë, të nëpërkëmbë çdo ideal kombëtar dhe të nënshtrojë çdo vlerë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Në këtë realitet të rëndë, Partia Demokratike nuk është thjesht opozita dhe shpresa!

Është detyra, përgjegjësia historike, është zëri i qytetarit, është forca e ndryshimit, është alternativa e vetme për një Shqipëri më të drejtë, më tëbarabartë, më të zhvilluar, për një të ardhme Madhështore.

Të dashur miq,

Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë thjesht zgjedhje, janë një udhëkryq historik. Do zgjedhim të qëndrojmë të nënshtruar, peng të sektit Rama, apo do të marshojmë drejt një Shqipërie europiane, moderne, të lirë?

Qëllimi ynë si demokrat është i qartë: Të sjellim ndryshimin përmes një Shqipërie Madhështore !

Sikurse e gjithë Shqipëria, edhe Vlora, gjithë Qarku I Vlorës ka përjetuar një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe institucionale. Emigracioni masiv ka lënë bosh lagjet, rrugët dhe shkollat tona, fshatra të tërëtë boshatisur.

Në qarkun Vlorë, sekti Rama ka monumentet më të mëdha të korrupsionit.

Vlora është një nga portet më të sigurt dhe më të mëdhenj të Mesdheut dhe mund t’i japë fuqi e përfitime të pallogaritshme shtetit dhe kombit, por sot ky port gjendet mes rrënimit, midis korrupsionit dhe tradhëtisë kombëtare. Ne të gjithë e dimë se si Porti po shkatërrohet, po gënjehet sikur po zhvendoset në zonën e Triportit, por në fakt përpunimi i mallrave, frymëmarrja/ oksigjeni i një Porti po vdes, po humbet.

-Denatyrimi i sheshit të Flamurit dhe sheshit përpara Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Skelë është një tjetër goditje që Edi Rama i ka dhënë simboleve kombëtare.

-Tuneli Llogorasë përfaqëson tunelin e korrupsionit të kësaj keqqeverisje, fatura e së cilës varion nga 30-50 milionë euro abuzim/vjedhje e pastër.

-Tec-et lundruese, një tjetër akt korruptiv tash e dy vjet, e cila llogaritet t’i ketë kushtuar Buxhetit të Shtetit mbi 175 mln euro.

-Grabitja e tokave në bregdet për llogari të investitorëve të Sektit Rama.

-Ndërkohë, burimet ujore po grabiten, uji i Tragjasit dhe i Lumit Shushicë po merret për t’i shërbyer rezorteve luksoze të oligarkëve.

Këto projekte ne premtojmë se do t’i anullojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet.

Qytetarët sot në Vlorë po vuajnë mungesën e ujit, furnizimin me energji elektrike, infrastrukturë, shërbimet minimale.

Universiteti i Vlorës po boshatiset. Tradita e qytetit po zbehet.

Premtimi për ujë 24 orë në ditë, një mashtrim tjetër elektoral, mashtrim 12 vjeçar i sektit.

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen para Vlorës e vlonjatëve me një vizion të qartë duke prezantuar një program gjithëpërfshirës, program që prek çdo fashë sociale e ekonomike të vendit, të zonës sonë, të Qarkut tonë, ku çdo individ,qytetar, fermer, biznes i vogël e i mesëm e gjen veten të përfaqësuar.

Ja çfarë do të sjellim:

* Minimum jetik prej 200 euro për çdo qytetar.

* Pension minimal 200 euro + 20% rritje.

*Taksa e sheshte 10%

* Rroga minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro.

* Kartë konsumatori për të gjithë me TVSH të kthyeshme.

* Ulje drastike të energjisë dhe naftës.

* Program të veçantë për rininë, sipërmarrjen, fermerët, studentët dhe biznesin e vogël.

Ne nuk ofrojmë tallava e propagandë si Partia Socialiste dhe sekti Rama. Ne kemi një program integral, të qartë, të ndershëm dhe të zbatueshëm që mbështetet në vlerat që kanë mbajtur shqiptarët në shekuj: familja, puna, prona, liria, sipërmarrja.

Ne kërkojmë besimine shqiptarëve, jo mbështetur nëkorrupsionin e sektit Rama por mbështetur nëprogramin tonë, program që do ta shndërrojëShqipërinë në një Shqipëri Madhështore.

Llogaridhënia dhe Transparenca, dy shtyllat kryesore të realizimit të programit.

Vizioni ynë për Vlorën, për Vlorën Madhështore nis nga Porti i Vlorës, nga vetë pozita e saj gjeostrategjike, Vlora është përcaktuar të zhvillohet si një port i madh mesdhetar, qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore, ku takohen jugu e veriu, perëndimi e lindja, dhe sa më e shpejt të nisë ky ndërtim i domosdoshëm i kryeqendrës sonë të Jugut, aq më dobisjellës do të jetë për të gjithë, për popullin tonë e gjithë popujt fqinjë.

Jo më kot populli ka kënduar: Moj Vlorë e bukur në gropë / Skelë e parë në Europë!

Vlora Skelë e parë ; Port i parë !

Zhvillimin e ekonomisë dhe rikthimit në identitet i Sheshit të Flamurit, anullimin e projekteve grabitqare, që nga ato të grabitjes së ujit deri te projektet e fundit të Korporatës së Investimeve Strategjike, më shumë vende pune, infrastrukturë të zhvilluar, dhe taksa më të ulëta për të gjithë; turizëm gjithëvjetor, tatim i sheshte 10% mbështetje për fermerët, peshkatarët, blegtorët, biznesin, sipërmarrjen, të rinjtë, ish-të përndjekurit, ish-pronarët.

Ne si Parti Demokratike do t’i kthehemi ndarjes territoriale, me qëllimin e mirë që ne të arrijmë të realizojmë Orikumin Bashki, Novoselën Bashki, Amantian Bashki, Ksamilin Bashki; rishikimin e hartës gjyqësore dhe rikthimin e institucioneve qendrore që janë larguar nga Vlora .

Llogaridhënia dhe Transparenca do jenë dy shtyllat kryesore të realizimit të programit.

Shqipëria Madhështore është projekti më i madh i këtyre 34 viteve, me një Vlorë Madhështore, dhe kjo është simbioza historike, “atje ku historikisht vendoset Shqipëria, vetiu atje është edhe Vlora, ky qytet simbol i Pavarësisë dhe Lirisë”.

Një mesazh i qartë për punonjësit e administrates publike:

Punoni të qetë! Pas fitores së koalicionit “Shqipëria Madhështore”, nuk do ketë hakmarrje! Kush është i ndershëm dhe i aftë, do qëndrojë në detyrë.

Ama, kush është i korruptuar, kush ështëpatronazhist do të largohet.

Një mesazh edhe për drejtuesit vendorë të Rilindjes:

Mos abuzoni, mos trysnoni qytetarët, mos blini vota! Do jepni llogari!

Për më tepër shikoni se si Edi Rama i përdor bashkëpunëtorët e tij, që nga Kryetari i Bashkisë sëTiranës, deri te ministrat e zv.ministrat e tij. Madje në një moment subkoshience i quajti dhe “minj”.

Të dashur vlonjat, himarjotë, delvinjot, konsipolat, banorë të Finiqit dhe Selenicës,

Dilni dhe votoni për PD-ASHM, për Vlorën Madhështore. Ejani me NE ! Votoni Nr.1

Arma jonë në përballjen me të keqen është VOTA. Me votë do ndëshkohen të gjithë ata që këto 12 vite e kanë nëpërkëmbur këtë vend, vrarë shpresën, tallur, përbuzur qytetarët e këtij vendi.

-Në 11 maj do të jetë një fitore në Vlorë që do garantojë fitoren e Partisë Demokratike, kur fiton Vlora kthehet Partia Demokratike në pushtet.

Kjo është simbioza që na mëson historia !

Fitorja nis nga Vlora. Kështu ka ndodhur në vitin 1992, në 2005 dhe kështu do të ndodhë në 2025.

Ne kemi koalicionin e duhur, programin gjithëpërfshirës dhe ekipin e kandidatëve, si trinomi bazë i fitores.

Të nderuar qytetarë,

Në emrin tuaj, falënderoj me përzemërsi Kryetarin e Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berishën, liderin e të djathtës shqiptare, në veçanti për mbështetjen e palëkundur dhe për besimin që i ka dhënë ekipit tëkandidatëve te Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Vlorë, por edhe në këto 34 vite për gjithë ata deputetë, ish-deputet, prefekt, kryetar bashkish, drejtues që ka mbështetur, që i ka trajtuar dhe mbështetur denjësisht.

Bëni një krahasim, shikoni si i trajton Edi Rama bashkëpunëtorët e tij në PS, ka vetëm njerëz të sektit të tij. Shikoni si i denigron dhe si i përbuz !

Kryefjala e fushatës në Vlorë:

Fushata jonë do të jetë një fushatë pozitiviste, e mbështetur në program, një fushatë dashurie për Vlorën, për vendlindjen, për historinë tonë, për traditat tona. Është një fushatë që do na çojë drejt fitores së madhe, drejt progresit, drejt Europës.

Shqipëria Madhështore fillon nga Vlora Madhështore, projekt i madh kombëtar, vazhduar nga Rilindasit, i nisur nga Ati i Kombit Ismail Qemali ne 1912 dhe vazhdoi e po vazhdon nga lideri idemokracise Sali Berisha ne 1992, 2005 dhe sot në2025.

Sikurse thotë Ali Asllani:

“Vlorën edhe Vlorën,

Thelp e kam në zemër,

Ditën e kam dritë,

Natën e kam ëndërr.”

Zoti e bekoftë Vlorën, Selenicën, Himarën, Sarandën, Delvinën, Konispolin, Finqin, dhe Bashkitë e reja: Orikumin, Novoselën, Amantian, Ksamilin dhegjithë Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …