Zhulali: Të gjithë duan largimin e Edi Ramës! Ndryshimin më 11 maj do e sjelli vetëm nr.1, PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 5 në Tiranë, ku mbajti fjalën e saj edhe kandidatja e PD në listë të hapur, Ilda Zhulali.

Zhulali cilësoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, sepse ndryshimin më 11 maj do e sjelli vetëm nr.1, PD. Gjithashtu ajo tha se kjo është fryma e ndryshimit dhe ndryshimi ndihet në ajër.

“Kjo është fryma e ndryshimit, ndryshimi ndihet në ajër. Sot në Shqipëri ka shpresë, sot në Tiranë ka shpresë. Ka shpresë, sepse ka përpara një alternativë serioze. Sot kemi dal përpara shqiptarëve jo vetëm si një opozitë që rezistoi në momente të vështira, por si një ekip me njerëz të aftë, të përgatitur me integritet, kemi dal me një plan, me një plan që i flet të gjithve. Ky plan që do rrisi rrogat dhe pensionet.

Me një plan për të ulur taksat, me një plan pë të ulur çmimin e enegjisë, të karburantit e të ujit. Duke ndihmuar ekonominë familjare, ne ndihmojmë ekonominë kombëtare. Duke ndihmuar biznesin dhe sipërmarrjen, ne kemi ndihmuar ekonominë kombëtare. Kështu ndizet një dritë shprese për të gjithë. Të dashur miq Edi Rama këto 12 vite me një projekt shkatërrimtar u përpoq që shtëpitë tona t’i kthejë në një muze refugjatësh, që prindërit të varin në shtëpi portretet e fëmijëve të tyre emigrant. Ne do ta ndalojmë këtë projekt, nuk do të lejojmë që shtëpitë tona të jenë vatër emigrantësh.

Ne dhe nënat shqiptare do të bëhemi bashkë dhe me 11 maj do të derdhim cunamin e revoltës tonë dhe t’i japim përgjigjen e merituar Edi Ramës. Kjo është shtëpia jonë dhe fëmijët tanë meritojnë të qëndrojnë këtu. Ne do të shpërblejmë punën e ndershme, dijen, talentin dhe do t’i mbajmë fëmijët tanë këtu. Të gjithë duan largimin e Edi Ramës, ne jemi ndryshimi dhe do ta sjellim me 11 maj duke votuar nr 1, PD!”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Banorët te ish-uzina “Dinamo”: Do na shembin banesat për të ndërtuar pallate me letra false!

Në ish-ambientet e uzinës Dinamo në fund të rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, aktualisht jetojnë …