Berisha: Më 11 maj ndahemi nga një regjim që na zbrazi, varfëroi dhe shkatërroi Shqipërinë!

Në fund të fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të qarkut të Beratit, kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi nga demokratët që të ulen me çdo qytetar dhe ti shpjegojnë programin e PD-së që në 11 maj të votojnë ndryshimin.

Berisha tha se, më 11 maj, miqtë e mi, me votën e lirë, çelin një kohë tjetër. Ndahemi nga një regjim që na zbrazi, e varfëroi shumë, e shkatërroi Shqipërinë. Por, kjo kërkon që të shumëfishojmë forcat këto ditë.

Berisha: Pra, 11 maji është dita e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike. Se unë kam bindje, çfarëdo që të jesh, demokrat, i pa parti, socialist, nuk mund të pranosh që të vidhen 130 milionë për inceneratorin dhe djegësi të mos ekzistojë.

Unë kam bindje, se cilido që të jesh, nuk mund të pranosh që, komshia yt punon tokën me parmendë, kurse kryeministri shkon për vakanca me avion në dispozicion dhe shpenzon 21 milionë euro.

Nuk mund të pranosh, që të marrë biletën e ndeshjeve 28 mijë euro. Nuk mund të pranosh që, të ndahet pasuria me një grusht të vogël njerëzish, familjarë krushqi, ministra, kryetarë bashkish dhe soji i tyre. Ky, Ervini, këtë mund ta quani Ervin Veliaj.

Këta janë të gjithë një specie, këta nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Këta të gjithë kanë model 5D, vjedhjen e buxheteve.

Jo, jo, nuk shkoni dot më. 11 maji, është dita që shqiptarët ndahen me të keqen. Shqiptarët do pastrojnë shtëpinë e tyre!

Pra, më 11 maj, miqtë e mi, me votën e lirë, çelin një kohë tjetër. Ndahemi nga një regjim që na zbrazi, e varfëroi shumë, e shkatërroi Shqipërinë. Por, kjo kërkon që të shumëfishojmë forcat këto ditë. Kjo kërkon, t’i themi jo lodhjes. Të sakrifikojmë. Të ulemi me çdo qytetar, me çdo fermer.

E dëgjuat ju. Fermeri thoshte: prodhimet po kalben, por unë prap votoj për ty.

Mos e merrni me inat atë. Jo! Është i indoktrinuar. Por, bisedoni me të. Uluni, bisedoni me të. Se prodhimet nuk duhet të kalben. Se ato prodhime nuk janë vetëm tuat. Me ato prodhime ti begaton veten, por edhe shoqëria përfiton prej tyre. Me ato prodhime ti furnizon tregun, çmimet janë më të ulëta.

Pra, duhet t’i shohim gjërat. Jo një më një, unë e dua ta zëmë atë, dhe meqenëse unë e dua atë, unë ia fal, punë e madhe se më kalben prodhimet.

Në asnjë mënyrë! Prodhimet kalben nga politika e tij. Sepse, hapi doganat me Ballkanin e Hapur për Vuçiçin. Dhe po u kalben prodhimet. Shteti duhet të të kompensojë.\garantoj fermerët, se çdo mbiprodhim do kompensohet me çmimin bazë.

Çdo pensionist, duhet të bashkohet me ne. Ai thotë sot, deklaroi, se unë do t’i rris pensionet 200 euro në vitin 2030.

Unë ju jap fjalën e nderit se, 100 ditët e para, nuk do të ketë pension në Shqipëri ndën 200 euro.

Koha, pra, është të mendojmë për veten tonë, për fëmijët tanë, për pensionistët tanë, të rinjtë tanë. Të mendojmë për të kthyer shpresën, për të kthyer besimin, për t’i kthyer Beratit madhështinë e njerëzve të tij, Shqipërisë madhështore, ashtu siç e ka bërë Zoti.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Berati!

Faleminderit!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …